Krimi që tronditi Fushë-Kosovën, Policia jep detajet e fundit: Dyshohet se 40 vjeçari me sëpatë vrau babanë

Kronikë e zezë

Krimi që tronditi Fushë-Kosovën, Policia jep detajet e fundit: Dyshohet se 40 vjeçari me sëpatë vrau babanë

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 17:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) -  Trupi i pajetë i 72 vjeçarit nga Fushë Kosovë, që dyshohet se është vrarë nga djali i tij, është dërguar për obduksion.

Siç edhe shihet nga këto foto të siguruara, trupi i pajetë është bartur pas hetimeve të kryera nga ekipet relevante të Policisë.

Image

Sot rreth orës 16:50 ka ndodhur një vrasje tragjike në Fushë Kosovë.

Dyshohet se i një person i moshës 40 vjeçare me mjet të mprehtë e ka vrarë babanë e tij në moshën 72 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe nga aty është konfirmuar se i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasje tashmë është arrestuar.

“Mund ta konfirmojmë se policia rreth orës 16:50 ka pranuar një informacion për një vrasje. Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se një person i pajetë ndodhet në vendin e ngjarjes”.

“Pastaj janë dalë edhe njësitet tjera dhe prokurori kujdestar. Falë reagimit të shpejtë të Policisë, në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i dyshuar rreth 40 vjeçar”.

“Sipas informatave fillestare, mosha e viktimës është 72 vjeçar dhe ekziston dyshimi se viktima dhe i dyshuari janë në lidhje familjare”.

“Aktualisht në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë dhe dyshohet se në kryerjen e veprës është përdorur një mjet i mprehtë”.

Krimi që tronditi Fushë-Kosovën, ja çfarë po ndodh aktualisht në vendngjarje

Djali që dyshohet se ka çrregullime mendore dhe dosje të hapur në polici për veprimet e tij antiligjore edhe në të kaluarën, dyshohet se ia preu me sëpatë kokën babait të tij, sot në Fushë-Kosovë.

Vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar policia, e këta të fundit kanë arritur ta arrestojnë edhe të dyshuarin.  

Pas krimit të rëndë, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është nisur në vendngjarje. E aty po qëndrojnë edhe njësitet relavante të Policisë së Kosovës.

E motivet që e çuan djalin deri të vrasja e babait mbeten të paqarta.

Tronditëse: Djali dyshohet se ia ka prerë kokën me sëpatë babait në Fushë Kosovë

Një djalë dyshohet se e ka vrarë me sëpatë babain e tij sot në Fushë Kosovë.

T7 momentalisht është duke qëndruar në vend të ngjarjes, aty ku momentalisht gjenden policia e Kosovës.

Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 17:00.

***

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë, saktësisht mbrapa një kolegji privat.

Burime të medias bëjnë të ditur se djali ia ka prerë kokën me sëpatë babait të tij.

Sipas sinjalizuesit ngjarja ka ndodhur para pak minutash.

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ende nuk kanë ndonjë informatë lidhur me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat