Policia në Kaçanik arrestoi një të dyshuar mashkull kosovar i cili për shkak të një kontesti pronësor kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovar por nuk i kishte qëlluar.
Njëri prej viktimave kishte pësuar lëndim në kokë pasi ishte goditë me dorëz të pistoletës nga i dyshuari dhe ka pranuar tretman mjekësorë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 9 gëzhoja të fishekëve 6 prej tyre të pistoletës dhe tri të pushkës.
Nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 34 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 27 fishekë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.