Zhduket një 14 vjeçare në Kaçanik, policia dhe familjarët në kërkim të saj

Kronikë e zezë

Zhduket një 14 vjeçare në Kaçanik, policia dhe familjarët në kërkim të saj

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 11:51
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se është në kërkim të një vajzë 14-vjeçare e cila raportohet se ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

E njëjta është nga fshati Semaj i Komunës së Kaçanikut, ndërsa rastin e ka raportuar babai i saj i cili ka dhënë edhe detaje.

Sipas raportit të policisë, babai i vajzës kishte deklaruar se e bija e tij e mitur, 14-vjeçare kishte dalë nga shtëpia rreth orës 16:00 për të kullotur bagëtitë dhe nuk ishte kthyer në shtëpi.

“Fsh. Semaj, Kaçanik 27.07.2020 – 18:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur e moshës 14 vjeçare rreth orës 16:00 i kishte lëshuar bagëtinë për t’i kullotur, por ajo nuk ishte kthyer në  shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore së bashku me familjarët e viktimës dhe disa banorë të fshatit janë angazhuar në kërkimin e viktimës”, thueht në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat