Vrasja monstruoze/ Vrau me çekiç dhe ia coptoi trupin shokut të tij, burg të përjetshëm për autorin

Kronikë e zezë

Vrasja monstruoze/ Vrau me çekiç dhe ia coptoi trupin shokut të tij, burg të përjetshëm për autorin

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 13:08
Albert Zekaj, kryersi i veprës

Vrasja monstruoze e kryer ne Fier në 2017 ku u masakrua me çekiç kokës Kreshnik  Beqiraj  është gjykuar ditën e sotme, Albert Zekaj I arrestuar për këtë ngjarje është dënuar nga Gjykata me ‘Burgim të Përjetshëm’.

Kreshnik Beqiraj jetonte me autorin e krimit, ndërsa prej 8 muajsh ai ishte zhdukur në mënyrë të mistershme.

Trupi i pajetë i tij u zbulua më pas në një kanal, ndërsa u zbardh edhe ngjarja ku autor i krimit rezultoi se ishte shoku i tij i dhomës.

Trupi i tij u gjet ne Daullas i dekompozuar. Përpara grupit hetimor, Zekaj rrëfeu asokohe se shkak për vrasjen ishte bërë konflikti për qiranë e banesës, e cila sipas tij nuk ishte paguar nga viktima prej disa muajsh.

Përpara hetuesve Zekaj pranoi krimin dhe u shpreh, ‘“E qëllova me çekiç në kokë disa herë. Kisha konsumuar dy dopio pije alkoolike. Fsheha trupin që të ngrinte gjaku e mos të kishte shenja. Pas tre ditësh e copëtova dhe e mbulova me batanije. E mbajta tre ditë në shtëpi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat