Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas adoleshenten 17-vjeçare

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas adoleshenten 17-vjeçare

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 21:50

Një aksident me pasojë plagosjen e një adoleshentje ka ndodhur mbërmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka nodhur në Kamëz rreth orës 20:00, tek bulevardi “Blu”.

Një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale F.K. ka aksidentuar të miturën, e cila është dërguar menjëherë në spital për kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

"Më datë 28.07.2020, rreth orës 20:00, në Kamëz, tek bulevardi “Blu”, mjeti me drejtues shtetasin F.K., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B.H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spítal, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes," thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat