Më së shumti aksidente komunikacioni kanë ndodhur të hënën - Bota Sot
Më së shumti aksidente komunikacioni kanë ndodhur të hënën

Kronikë e zezë

Më së shumti aksidente komunikacioni kanë ndodhur të hënën

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Gjatë ditës së hënë kanë ndodhur më së shumti aksidente komunikacioni në dekadën e fundit, ndërsa më së paku aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së diel. Kjo bëhet e ditur në raportin e fundit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Policisë së Kosovës me titull: Dekada e Sigurisë Rrugore 2010-2019.

Sipas këtij raporti, gjatë viteve 2010-2019 në ditën e hënë kanë ndodhur 28585 aksidente trafiku, 26504 aksidente kanë ndodhur në ditën e martë, 26171 aksidente në ditën e mërkurë, 25835 aksidente në ditën e enjte, 26963 aksidente në ditën e premte, 25246 aksidente në ditën e shtunë, ndërsa 19481 aksidente komunikacioni kanë ndodhur në ditën e diel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat