Burri e plagos gruan në Klinë, duke e çuar në spital aksidentohet me veturë

Kronikë e zezë

Burri e plagos gruan në Klinë, duke e çuar në spital aksidentohet me veturë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 10:27
Ilustrim

Një konflikt familjar përfundoi në formën më të keqe dje në fshatin Perqevë të Klinës, por për fat të mirë jo me fatalitet.

Një person  u arrestua nga Policia e Kosovës pasi që pas një mosmarrëveshje ka plagosur me pistoletë gruan e tij.

I dyshuari gjatë transportimit të viktimën me veturë për në drejtim të QKMF, ka shkaktuar vet-aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy pasagjeret, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Spitalin e Pejës.

Është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat