Vdes shtetasi gjerman në Mitrovicë, dyshohet se u hodh nga hoteli

Kronikë e zezë

Vdes shtetasi gjerman në Mitrovicë, dyshohet se u hodh nga hoteli

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur në oborrin e një hoteli në Mitrovicë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar duke thënë se dyshohet se shtetasi gjerman është hedhur nga hoteli.

Deri tash nuk dihen detaje, por është konstatuar vdekja në vendin e ngjarjes nga ekipet emergjente.

Viktima jetonte prej kohësh në Mitrovicë, pasi punonte në projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat