Arrestohen dy persona pasi u kapën në flagrancë duke dhënë ryshfet në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona pasi u kapën në flagrancë duke dhënë ryshfet në Prishtinë

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Polica e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, të njëjtit ishin kapur në flagrancë duke dhënë ryshfet në këmbim të kryerjes së një pune.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë kapur në flagrancë  duke dhënë-marrë ryshfet në këmbim të kryerjes së një pune. Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat