Arrestohen dy persona në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:48
Foto Ilustrim

Dy persona me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar në pikën kufitare Qafë Thanë në pjesën shqiptare.

Arrestimi i tyre është bërë me qëllim ekstradimi, të shpallur në kërkim ndëkombëtar nga autoritetet gjyqësore austriake dhe sllovene, informojnë nga policia shqiptare.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit të tyre në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, konstatuan se Gjykata Austriake kishte caktuar ndaj shtetasit R. D., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafik droge” për të cilën bazuar në Kodin Penal Austriak parashikohet dënimi deri në 15 vite burg.

Gjithashtu edhe shtetasi S. R., rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Koper, Slloveni kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrim kundër qeverisë”, për të cilën bazuar në Kodin Penal Slloven parashikohet dënimi deri në 8 vite burg.

Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme”, thuhet në kumtesën e Policisë së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat