Tentoi t’i vjedhë dy televizorë në Pejë, arrestohet nga Policia - Bota Sot
Tentoi t’i vjedhë dy televizorë në Pejë, arrestohet nga Policia

Kronikë e zezë

Tentoi t’i vjedhë dy televizorë në Pejë, arrestohet nga Policia

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht nёn Stacioni Policor nё Vitomiricё-Pejё, ka pranuar informatё nga viktima se ne fshatin Vitomericë-Pejё, me datё 04.08.2020, persona të dyshuar kanë tentuar për të  vjedhur dy televizor pron e viktimës,  mirpo falë intervenimit të shpejtë të njësiteve Policore, të dyshuarit  kanë ikur nga vendi i ngjarjes me ç’rast të dyshuarve iu është pa mundësuar vjedhja e televizoreve.

Në të njëjtën datë i dyshuari,  Q. Z.  i lindur  me 1995    m/ Kosovar, ka hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Novosell – Pejë, dhe sipas viktimës aty ka vjedhur të holla në shumë prej  Pesë mijë (5000)  Dollar Amerikan.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore me datё 06.08.2020, ka arritur tё identifikoj dhe arrestoj tё dyshuarin e këtij rasti.      

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat