Qarku i Elbasanit nën flakë, vetëm gjatë kësaj periudhe 15 vatra të mëdha zjarri! - Bota Sot
Qarku i Elbasanit nën flakë, vetëm gjatë kësaj periudhe 15 vatra të mëdha zjarri!

Kronikë e zezë

Qarku i Elbasanit nën flakë, vetëm gjatë kësaj periudhe 15 vatra të mëdha zjarri!

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 13:39
Foto Ilustrim

Gjatë muajve korrik-gusht qarku i Elbasanit është përfshirë nga vatra intensive zjarri, të cilat kanë shkrumbuar sipërfaqe të tëra me pisha dhe shkurre. Në Gur i Zi u desh ndërhyrja nga ajri, që flaket te viheshin nen kontroll.

Terreni kodrinor e vështirëson mjaft punën e zjarrfikëseve ndaj në shumicën e rasteve angazhohen edhe banoret me mjete rrethanore.

Zjarri nuk ka kursyer edhe zonën e Dumresë në bashkinë Belsh. Pre e zjarrvënies së qëllimshme kanë rënë kullota, sipërfaqe të mbjella me ullinj dhe pyjet  me pisha, të cilët janë atraksione për turistike.

Sipas shefit të zjarrfikëses në bashkinë Belsh, Alban Uruçi, mbi 15 vatra zjarri janë regjistruar në këtë zonë, nga të cilat 5 vetëm gjatë  muajit gusht.

Ndonëse pjesa dërrmuese e rasteve të zjarrvënës mbetën pa autor, ka dyshime se shumica janë vënë me qëllim nga banorë të zonës për të pastruar sipërfaqet djerrë. Për këtë arsye autoritetet paralajmërojnë  se kushdo që ndërmerr këto akte do të procedohet penalisht.

Një fenomen tjetër që kanë konstatuar repartet e zjarrfikëses këto kohë ka qenë ai i djegies së banesave të braktisura. Këto të fundit janë shndërruar në strehë të përdoruesve të drogës. Për këtë arsye policia ka dyshime se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme nga banorët aty pranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat