Turizëm në terror: Pistoletën te koka gruas, si ia vodhën Audi-n pushuesit në Durrës - Bota Sot
Turizëm në terror: Pistoletën te koka gruas, si ia vodhën Audi-n pushuesit në Durrës

Kronikë e zezë

Turizëm në terror: Pistoletën te koka gruas, si ia vodhën Audi-n pushuesit në Durrës

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:32
Foto Ilustrim

Pas rastit të Pogradecit, një tjetë krimi trondit rurizmin.

Ndërsa tre persona janë arrestuar sot në Durrës, si autorët e grabitjes së makinës së një shqiptari nga Maqedonia e Veriut me banim në Zvicër që kishte ardhur për pushime, detaje të reja mësohen për ngjarjen.

Shtetasit Kastriot Ramazani, Hamid Skuqi dhe Gazmend Doçi kanë mundur ta vjedhin makinën në momentin që drejtuesi i saj kishte ndaluar për të blerë diçka në market.

Ai e ka lënë makinën të hapur dhe të ndezur pasi brenda saj e priste bashkëshortja, shtetase e huaj.

Autorët nën kërcënimin e armës kërcënuan gruan që t'u japë paratë dhe të zbriste nga makina. Ajo iu bind agresorëve dhe ata u larguan me mjetin e çiftit.

"Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës," njoftoi policia.

Policia u vu në ndjekje të tyre, ndërsa autorët e braktisen mjetin në një rrugë në një fshat të Kavajës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat