​Vdes një i paraburgosur në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së

Kronikë e zezë

​Vdes një i paraburgosur në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Sot rreth orës 16:00, në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri B. Ç. (1958).

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se i paraburgosuri, rreth orës 13:20 me rekomandim të mjekut të Qendrës se Paraburgimit në Prishtinë, është dërguar në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësorë ka ndërruar jetë.

I njëjti ishte i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat