Merrte ryshfet për regjistrimin e veturave, arrestohet një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Merrte ryshfet për regjistrimin e veturave, arrestohet një person në Prishtinë

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje në Prishtinë meqë kishte marrë ryshfet për të kryer shërbime në regjistrimin e veturave.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuara masa e ndalimit për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer shërbime me para në regjistrimin e veturave. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat