Gjashtë raste të dhunës në familje brenda ditës, shumica femrat viktima

Kronikë e zezë

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda ditës, shumica femrat viktima

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës të martën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së martës në vendin tonë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, ku shumica prej viktimave kanë qenë femra.

Siç bëhet e ditur, më së shumti raste janë raportuar në Komunën e Prishtinës.

Më poshtë ju sjellim të gjitha rastet në mënyrë të detajuar:

DHUNË FAMILJARE

Prishtinë 13.08.2020 – 19:05. Lidhur me rastin, më 18.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Prishtinë 17.08.2020 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Obiliq 18.08.2020 – 19:05. Ankuesja femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Gjilan 17.08.2020 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ofenduar dhe kanosur dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar po ashtu ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Gjilan 18.08.2020 – 02:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 12.08.2020 – 09:06. Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar e shqetëson në telefon dhe i njëjti ka hapur llogari në rrejte sociale në emër të ankueses. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat