Vdes një person nga aksidenti i djeshëm në rrugën Prishtinë-Lipjan

Kronikë e zezë

Vdes një person nga aksidenti i djeshëm në rrugën Prishtinë-Lipjan

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Një vetaksident ka ndodhur dje pasdite në autostradën “Arber Xhaferi”, konkretisht në mes Lipjanit dhe Prishtinës, ku si pasojë një person ka vdekur.

Sipas Policisë, është shkaktuar një aksident trafiku e i involvuar vetëm një veturë me ngasës mashkull nga Kosova.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj kosovarë, dy të lënduar rëndë dhe dy të lënduar lehtë. Të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK. Rreth orës 00:10 është konfirmuar se njëri nga viktimat ka ndërruar jetë dhe është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat