Vrasje në tentativë në Bec të Gjakovës, dërgohen në mbajtje dy persona

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Bec të Gjakovës, dërgohen në mbajtje dy persona

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur në fshatin Bec të Gjakovës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të premten, rreth orës 19:16.

Lidhur me rastin, janë arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një automjet kombi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat