Pas sinjalit të policisë, një person në Ferizaj hedh narkotikët nga dritarja

Kronikë e zezë

Pas sinjalit të policisë, një person në Ferizaj hedh narkotikët nga dritarja

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është arrestuar në Ferizaj. I njëjti gjatë sinjalizimit nga policia që ta ndalë veturën, ka hedhur nga dritarja e veturës një sasi të dyshuar të narkotikëve.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 00:10, kurse lënda e dyshuar narkotike është konfiskuar.

Policia njofton se narkotikët dyshohen të jenë marihuanë dhe me peshë 0.24 gramë.

Njoftimi i Policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull i Kosovës, pasi që gjatë sinjalizimit nga policia që të ndalë veturën ka hedhur nga dritarja e veturës një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 0.24 gramë e cila është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat