Një i moshuar goditet për vdekje nga një makinë në Kamenicë

Kronikë e zezë

Një i moshuar goditet për vdekje nga një makinë në Kamenicë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Numri i aksidenteve në vendin tonë, në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues.

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve që mori, pasi u godit nga shoferi i një veture në orët e mbrëmjes së sotme.

Rasti ka ndodhur në Kamenicë, derisa e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 19:00 në Kamenicë një këmbësor është goditur nga një veturë, i njëjti është dërguar në spital, por s’ka arritur t’u shpëtojë plagëve”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Gjilanit.

Hashani ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar, derisa viktima është një 84 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat