Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 12:24
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm në lagjen “Kolovica” në Prishtinë, është gjetur një person pa shenja jete

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 27.09.2020 në ora 09:52, në rrugën “Ali Pashë Gucia” në Prishtinë është pranuar një informatë se në një shtëpi të braktisur, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dal ne vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet tjera relevante dhe pas hetimeve qe janë në proces dhe pranimit të raporteve nga kompetentet do te njoftoheni për detajet tjera”, ka deklaruar Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat