Ndalohen 6 persona, bëhen 2 kërkesa për paraburgim, gjatë 24-orëve

Kronikë e zezë

Ndalohen 6 persona, bëhen 2 kërkesa për paraburgim, gjatë 24-orëve

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24-orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë gjashtë persona, si edhe ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24- orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24-orëve të fundit ka bërë ndalimin e një personi për 48 orë, i dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24-orëve është ndaluar një person të dyshuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronës, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” . Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orëve dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat