Operacion masiv i Policisë së Kosovës në Pejë, 11 të arrestuar për dallavere me armë e materiale plasëse

Kronikë e zezë

Operacion masiv i Policisë së Kosovës në Pejë, 11 të arrestuar për dallavere me armë e materiale plasëse

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 16:25
Foto Ilustrim

11 persona janë arrestuar në Pejë si të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndermjetesimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialve plasëse’

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), pas hetimeve disa mujore sot, në orët e mëngjesit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës. Gjatë këtij operacioni policor, janë kontrolluar shtëpi dhe objekte përcjellëse në 10 (dhjetë) lokacione të ndryshme.

Gjatë operacionit janë arrestuar 11 (njëmbëdhjetë) të dyshuar: B.M. (1977, m/k), S.R. (1975, m/k), I.R. (1954, f/k), B.U. (1981, m/k), S.K. (1968, m/k), F.P. (1970, m/k), A.C. (1978, m/k), A.F. (1983, m/k), K.S. (1974, m/k), A.S. (1964, m/k) dhe B.H. (1955, m/k). Kurse, i dyshuari P.M. (1984, m/k), nuk është hasur nga policia dhe mbetet në kërkim policor.

“Gjatë kontrollit, si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 3 armë të gjata gjysmë-automatike, 6 armë të vogla,  2 karikatorë, 1 dylbi, 180 fishekë (kalibër të ndryshëm), 2000 euro, 2 vetura dhe 12 telefona mobil”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, 11 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat