Policia e Kosovës arreston në flagrancë personin që dyshohet se vodhi telefonin e një gruaje

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës arreston në flagrancë personin që dyshohet se vodhi telefonin e një gruaje

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 19:34
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një flagrancë një person në Prishtinë nën dyshimin se është përfshirë në një rast të vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

I arrestuari dyshohet se ka vjedh një telefon nga nje femër në lagjen Dardani të Prishtinës.

Për këtë rast, policia ka njoftuar se edhe dyshohet edhe një person tjetër, por i cili aktualisht gjendet në arrati.

“Njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, sot rreth orës 17:30, kanë arrestuar në flagrancë një person të dyshuar, për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes . Rasti ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar, viktimës femër i është vjedhë telefoni. Personi i arrestuar është duke u intervistuar nga njësitet kompetente, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati”, ka konfirmuar Flora Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat