Aksident në Fushë Kosovë, vetura godet këmbësoren

Kronikë e zezë

Aksident në Fushë Kosovë, vetura godet këmbësoren

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 09:58
Foto Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në Fushë Kosovë, raporton Express

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, pasditen e së shtunës, ku një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësore.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në trajtim mjekësor.

“Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën , ka goditur këmbësoren-viktimën femër  kosovare . Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat