Nga gushti dy vajza të mitura nga Ferizaj janë zhdukur, pas humbjes së kontaktit nëna e tyre lajmëron policinë

Kronikë e zezë

Nga gushti dy vajza të mitura nga Ferizaj janë zhdukur, pas humbjes së kontaktit nëna e tyre lajmëron policinë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 10:39
Foto Ilustrim

Dy vajza të mitura kishin dalur nga shtëpia në muajin gusht dhe që nga atëherë familja nuk ka informacione për vendndodhjen e tyre.

Pasi nënë e tyre kishte humbur edhe kontaktin që kishte pasur me to përmes telefonit e rrjeteve sociale, ajo e ka njoftuar Policinë e Kosovës në lidhje me rastin,

Sipas asaj që ka deklaruar nëna e tyre në polici, vajzat kanë thënë se janë duke jetuar në Prishtinë.

“Rr. “Gëzim Sahiti”, Ferizaj  Gusht 2020-10:00. Ankuesja f/k ka raportuar se prej muajit gusht të vitit 2020 dy vajzat e saj viktimat f/k njëra e mitur kishin dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Sipas ankueses ajo me vajzat përmes telefonit dhe në rrjete sociale deri para disa ditëve kishte pas kontakte të cilat i kishin thënë jemi duke jetuar në Prishtinë por më nuk ka kontakte”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat