Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u ka vjedhur rrjetat e peshkimit 4 peshkatarëve.
Sipas njoftimit, në pranga ka rënë “E. L., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse në periudha të ndryshme kohore u ka përvetësuar rrjeta peshkimi shtetasve A. L., Sh. V., L. K., dhe M. Sh., banues në Qerret, Kavajë.”
Ndërkohë është bërë i mundur edhe arrestimi i një 20 vjeçari me iniciale L.K., banues në Krujë, teksa ky i fundit drejtonte mjetin tip “Ford” në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.