Shkrumbohen dy makina në Vlorë, mjetet ishin në parkim, ja për çfarë dyshon policia

Kronikë e zezë

Shkrumbohen dy makina në Vlorë, mjetet ishin në parkim, ja për çfarë dyshon policia

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 08:25
Ilustrim

Dy automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia” Vlorë.

Mësohet se mjetet kanë qenë të parkuara në momentin që kanë marrë flakë.

“Automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volkswagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht” njofton policia.

Dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat