Me drogë në shtëpi dhe kanabis të mbjellë, arrestohet 52-vjeçari

Kronikë e zezë

Me drogë në shtëpi dhe kanabis të mbjellë, arrestohet 52-vjeçari

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar nga fshati Kuç i Himarës është arrestuar pasi u kap me drogë në shtëpi, si edhe kishte mbjellë kanabis në tokën e vet.

Burri me inicialet H. K., u kap me një sasi prej 48 kilogramësh kanabis gjatë kontrolleve në banesë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u evidentuan dhe asgjësuan disa bimë narkotike të cilat dyshohet se i ka kultivuar ky person.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat