Goditet këmbësori i mitur për shkak të pakujdesisë së vozitësit

Kronikë e zezë

Goditet këmbësori i mitur për shkak të pakujdesisë së vozitësit

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 10:07
Ilustrim

Dje në fshatin Gllarevë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Vozitësi derisa ishte duke e drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka godur këmbësorin e mitur.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, vozitësi është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Poashtu si pasojë, është dëmtuar rrethoja e shtëpisë së një personi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat