Aksident i rëndë në rrugën e Aeroportit/ Pesë të lënduar, tri automjete të përfshira

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në rrugën e Aeroportit/ Pesë të lënduar, tri automjete të përfshira

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 17:08
foto ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën e Aeroportit, në Harilaq.

Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në QKUK.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë në Prishtinë, ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Me datën 25.10.2020 rreth orës 14.30 në rrugën e Aeroportit në Harilaq është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore ne mes te 3 automjeteve, në këtë aksident 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe kanë shkuar në Emergjencë në QKUK për trajtim mjekësor. Policia po merret me këto raste”, ka deklaruar Hoxha.

Zëdhënësi i Policisë ka apeluar tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë më të kujdesshëm.

“Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, në veçanti, tu përmbahen shenjave që kufizojnë shpejtësinë e lëvizjes, sepse tejkalimi i shpejtësisë është gjithmonë rreziku më i madh i shkaktimit të aksidenteve rrugore të cilat shpesh po përfundojnë me fatalitet”, ka thënë Hoxha

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat