Digjet një lokal në Gjilan

Kronikë e zezë

Digjet një lokal në Gjilan

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Në qytetin e Gjilanit mëngjesin e së martës është përfshirë nga zjarri një lokal me veshmbathje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së martës në rrugën “15 Qershori” në qytetin e Gjilanit, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një lokal me veshmbathje.

“Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërkaq sipas pronarit të lokalit, dëmet janë të konsiderueshme.

Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat