Policia jep detaje për rastin e 70 vjeçarit në Komoran

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për rastin e 70 vjeçarit në Komoran

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 22:59
Ilustrim

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se një person rreth 70 vjeç ka ndërruar jetë dhe po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Ai tha se rasti ka ndodhur në “Lagjen e Re” në Komoran .

Borovci ka thënë se “në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë”.

Ndërkohë, medianga burimet e saj mëson se i moshuari ka bërë vetëvrasje duke përdorur një armë zjarri.

Rreth orës 19:45 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur  në  “Lagjen e Re” në Komoran .

Me të marrë informatën policia ka dalë  në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit.

Trupi i pajete është i një mashkulli rreth 70 vjeç”, tha Borovci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat