Vidhen 3 mijë e 500 euro dhe cigare nga një kasafortë në një zyre në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vidhen 3 mijë e 500 euro dhe cigare nga një kasafortë në një zyre në Prishtinë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Në Prishitnë është raportuar një rast vjedhjeje.

Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në zyrën e tij në Prishtinë dhe nga kasaforta kanë vjedhur rreth 3 mijë e 500 euro para të gatshme.

Përpos kësaj të njëjtit raportohet të kenë vjedhur edhe cigare, vlera e të cilave nuk dihet ende.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat