Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 04:35 të mëngjesit në shitoren e armëve të zjarrit “Katana” në Viti.
Burime brenda policisë merr vesh se nga aty hajnat kanë arritur që t`i marrin 16 armë të shkurta (pistoleta), të llojeve të ndryshme si dhe një pushkë gjuetie.
Gjithashtu ky burim ka bërë të ditur që vlera e dëmit është mbi 17 mijë euro.
Pronari i këtij, Ardian Ibrahimi e kishte konfirmuar lajmin.
Gjithashtu Sinjali merr vesh se një automjet i tipit ‘Jeep x5’, ngjyrë e gjelbër është parë duke lëvizur në atë zonë gjatë kohës kur ka ndodhur vjedhja.