Zbulohet i dyshuari që vodhi veturën në Suharekë

Kronikë e zezë

Zbulohet i dyshuari që vodhi veturën në Suharekë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Policia njofton se në rrugën "Hajdin Berisha", në Suharekë me 25.11.2020  rreth orës 21:04, ankuesi mashkull  kosovar  ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. 

Policia gjatë kërkimit ka hasur në veturën e vjedhur e cila i është kthyer pronarit. I dyshuari mashkull është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për veprën vjdhje e automjetit.

Edhe nga Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm tregojnë se kanë ndaluar një person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti
ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat