Dhunohet një grua në Ferizaj, arrestohet një person pasi viktima lajmëroi rastin në polici

Kronikë e zezë

Dhunohet një grua në Ferizaj, arrestohet një person pasi viktima lajmëroi rastin në polici

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Kishte kohë që po shqetësohej nga një person.

Por të enjten, ajo pati përjetimin më të rëndë në jetën e saj.

Një grua në Ferizaj u dhunua nga një mashkull.

Në pamundësi të bëjë diçka më shumë, viktima shkoi vet në stacionin policor në Ferizaj dhe e lajmëroi rastin.

Problemet mes vktimës dhe të dyshuarit kishin filluar edhe më herët.

Gashi shtoi se Policia e Kosovës menjëherë ka marrë veprimet e duhura, dhe ka arrestuar një të  dyshuar.

I arrestuari nga policia ishte i njohur edhe më parë për organet e rendit.

Më ketë rast tash po merret edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Por ata thanë që rasti është nën hetime dhe nuk mund të japin shumë informacione.

Ndërkohë të arrestuari i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat