Digjen disa Baraka në Prishtinë

Kronikë e zezë

Digjen disa Baraka në Prishtinë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Disa baraka në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 00:10 në rrugën “Xhorxh Bush”, në Prishtinë.

Siç thuhet në njoftim, njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.

“Raportohet se disa baraka që gjenden në këtë lokacion, në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar”, thuhet në raport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat