I dyshuari tenton ta grabit një femër në Prishtinë, Policia intervenon

Kronikë e zezë

I dyshuari tenton ta grabit një femër në Prishtinë, Policia intervenon

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:53
Ilustrim

Me datë 28.11.2020, rreth orës 21:15, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rr. “Bill Klinton” në Prishtinë ka ndodhur një tentim grabitje.

 Njësia kompetente e stacionit policor Jugu në Prishtinë ka dal në vendin e ngjarjes dhe pas kontaktimit të viktimës f/k (viti i lindjes 1985), janë marr informatat se; viktima kishte qenë në një barnatore për t’i blerë disa barna dhe duke u kthyer për në banesë ishte sulmuar nga një person, i cili kishte tentuar t’ia marr telefonin dhe qantën e krahut, përderisa ajo ka rezistuar dhe ka kerkuar ndihmë, i dyshuari e kishte shtyer viktimen dhe ka ikur nga aty.

 Njësitet policor pas pranimit të informacioneve relevante kanë ndermarr veprime të shpejta operative dhe profesionale duke iu vënë në ndjekje të dyshuarit, dhe të njëjtin kanë arrit ta kapin (arrestojnë) në afërsi të ndertesës së “Iber Lepenc”.

 Policia pas arrestimit ka arritur ta identifikoi të dyshuarin e arrestuar mashkull (viti i lindjes1994) me shtetësi të huaj, dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar, i njëjti është derguar në qendër të mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore.

 Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe veprime rigoroze ligjore do të ndermerren ndaj të gjithë atyre që bien në kundershtim me ligjet e aplikueshme në vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat