Vdes personi që u aksidentua dy javë më parë

Kronikë e zezë

Vdes personi që u aksidentua dy javë më parë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë personi i cili ishte aksidentuar në mesditën e 16 nëntorit në Komoran, më saktësisht në rrugën Prishtinë-Pejë.

Ai ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nga Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh bëjnë të ditur se i aksidentuari ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

E me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Rr. Prishtinë –Pejë, Komoran 16.11.2020-13:30. Me 29.11.2020 është raportuar se një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK i lënduar në aksident, sot me dt.29.11.2020- ka ndërruar jetë . Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë është dërguar ne IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat