Përfshihet nga flakët vendroja i një fabrike në Tiranë, humb jetën 64-vjeçari

Kronikë e zezë

Përfshihet nga flakët vendroja i një fabrike në Tiranë, humb jetën 64-vjeçari

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 18:37
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë.

Pas një zjarri të rënë në vendrojen e një fabrike në kryeqytet, ka humbur jetën një 64-vjeçar.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një shtetas me iniciale M.M, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrugën “Misto Mame”.

Policia: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehoej aty.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat