Rrotullohet një veturë në dalje të Prishtinës

Kronikë e zezë

Rrotullohet një veturë në dalje të Prishtinës

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në dalje të Prishtinës, mbrëmjen e së mërkurës ku një veturë është rrotulluar.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të zyrave të Agjensisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se bëhet fjalë për një vetaksident, ndërsa tha se nga ky vetaksident nuk ka persona të lënduar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat