Grabitje e armatosur në një institucion fnanciar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një institucion fnanciar në Prishtinë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 09:31
Ilustrim

Dje në filialin e një institucioni për transfere parash në Prishtinë, ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Punëtorja ka raportuar në polici se një i panjohur nën kërcënimin e armës i ka grabitur para dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të arrestuar, policia thotë se po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë, 05.12.2020-09:03. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në filialin për transfere parash, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur para dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat