Tre persona e lidhin dhe e kërcënojnë me armë një roje nate, ia vjedhin portofolin dhe DVR-në e lokalit

Kronikë e zezë

Tre persona e lidhin dhe e kërcënojnë me armë një roje nate, ia vjedhin portofolin dhe DVR-në e lokalit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Një grabitje ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë të shtunën pas mesnate.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën pas mesnate është grabitur një lokal në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, roja e kompanisë ka njoftuar se tre persona të dyshuar dhe të maskuar e kanë kërcënuar atë me armë e më pas e kanë lidhur dhe i kanë vjedhur portofolin me para.

Roja ka deklaruar në polici se pasi që e kanë lidhur atë, kanë hyrë në lokalin ku ai ishte roje dhe e kanë marrë DVR-në dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke vazhduar hetimet për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat