Vrasja tronditëse, zbulohet ku ndodhi krimi – policia jep informacione edhe për të dyshuarin

Kronikë e zezë

Vrasja tronditëse, zbulohet ku ndodhi krimi – policia jep informacione edhe për të dyshuarin

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 12:54
Vetura në të cilën ndodhi krimi në Dardani

(E plotësuar 14:38) -  Prishtina është tronditur nga një vrasje që ndodhi sot brenda një veture në lagjen Dardania.

Sinjali mëson se i dyshuari që e kreu vrasjen është Atila Yldrin dhe ka nënshtetësi turke.

Në veturë, ku edhe është kryer vrasja, kanë qenë tre persona. Personi që po drejtonte veturën është shtetas i Kosovës ndërsa viktima dhe dorasi janë shtetas të Turqisë.

Dyshimet fillestare për këtë vrasje janë se mund të jetë ngatërresë për shkak të një biznesi ilegal.

Policia e Kosovës e ka lokalizuar banesën e dorasit që kreu vrasjen në Prishtinë, mirëpo ai nuk është gjetur në banesë.

Po ashtu bëhet e ditur se, rreth 100-150 metra nga vendi ku ndodhi krimi, në një kosh plehrash, policia ka gjetur një revole e cila dyshohet të jetë arma e përdorur nga i dyshuari.

***

Trupi i pajetë i viktimës që u vra sot në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Para pak minutave ekipet e Institutit Mjekësor Ligjor e kanë dërguar trupin për obduksion.

Ndryshe personi në fjalë u vra në një veturë nga një shtetas i huaj.

***

Policia e Kosovës ka bastisur banesën e një personi, i cili dyshohet se kreu vrasjen e një personi tjetër në lagjen Dardania në Prishtinë.

Mesditën e së dielës një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Bashkim Fehmiu”, dhe se e tërë ngjarja ka ndodhur brenda një veture.

Sipas policisë, i dyshuari është shtetas i huaji, përderisa menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë se tashmë është bastisur edhe banesa e të dyshuarit mirëpo që sipas tij, i njëjti nuk është gjetur aty.

“Policia ka kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit, por i njëjti nuk është gjetur aty”, ka thënë Borovci.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se policia ka zgjeruar gjurmimin dhe kërkimin e provave në një perimetër më të gjërë dhe si rezultat i këtyre kërkimeve është gjetur edhe një revole disa metra larg vendit të ngjarjes.

“Ndërkohë që është bërë edhe gjurmimi dhe kërkimi për prova dhe evidenca të cilat ndërlidhen me rastin në një perimetër me të gjerë të hapësirës ku ka ndodhur ngjarja. Pak  më tutje nga vendi i ngjarjes, rreth 100-150 metra nga aty, në një kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet të jetë arma e përdorur nga i dyshuari”, tregoi Borovci. 

**

Një vrasje ka ndodhur pak më parë në rrugën “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë.

Burime të medias mësojnë se viktima dhe dorasi janë me shtetësi turke.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur brenda makinës, ku i dyshuari sipas Policisë besohet se nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën mashkull.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën”.

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialist për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik”.

Borovci thotë se Policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Image

Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendndodhjen e tij të dyshuarit me qëllim kapjen e tij.

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga ku ndodhi vrasja në Dardani

Një vrasje ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Bashkim Fehmiu”, ku një person është vrarë në veturën e tij.

Image

Sipas Borovcit, nga hetimet e para, dyshohet se viktima është vrarë nga një shtetas i huaji, i cili po ashtu ishte në veturën e tij, mirëpo ende nuk dihen motivet dhe se i dyshuari është në arrati.

“Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialist për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik”, ka thënë Borovci.

Ndërkohë rruga ku ndodhi krimi vazhdon të mbetet e bllokuar nga Policia e Kosovës.

***

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për media ka konfirmuar vrasjen e një personi në lagjen Dardania të Prishtinës.

Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa  ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.

Deri më tani policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Image

Vetura në të cilën dyshohet se ndodhi krimi ndodhet në vendin e ngjarjes.

Po ashtu brenda saj ndodhet edhe kufoma.

(13:09) - Në vendin ku ka ndodhur vrasja, nga koshi i pleharave është nxjerr një revole, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për media ka konfirmuar vrasjen e një personi në lagjen Dardania të Prishtinës.

Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.

Deri më tani policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Image

 

(12:48) - Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialist për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes.

Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik.

Deri më tani policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendndodhjen e tij të dyshuarit me qëllim kapjen e tij.

***

Një person është vrarë në lagjen Dardania të Prishtinës.

Mësohet se rasti ka ndodhur pak më parë, teksa motivet dhe detajet e tjera mbeten akoma të paqarta.

Viktima është i gjinisë mashkullore.

Lidhur me rastin nga Policia e Kosovës nuk janë deklaruar akoma.

Mësohet se i dyshuari është një person me emrin Ridvan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat