Aksident i pazakontë në Prishtinë: Vetura hip mbi mbrojtëset anësore

Kronikë e zezë

Aksident i pazakontë në Prishtinë: Vetura hip mbi mbrojtëset anësore

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 12:57
Pamje nga aksidenti

Jemi mësuar që të shohim aksidente të ndryshme. Por sot në Prishtinë një vet aksident ka ndodhur për gjatë rrugës për tek rrethi i  flamurit, më saktësisht tek Termokosi.

Në mes të dy shiritave në fotografitë e dërguara nga lexuesit, shihet se si vetura ka hyrë në mbi rrethoja.

Nga pamjet shihet që askush nuk ndodhet brenda veturës. Syri ka tentuar të marr një konfirmim nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë aksident, mirëpo, ata nuk ishin të informuar për këtë aksident.

“Jo nuk kemi pranuar ndonjë informatë për aksident në vendin ku jo po pyesni. Por do ta iniciojmë si rast dhe do dalin ekipet kujdestare” – thuhet në përgjigjen zyrtare të Policisë.

Edhe pse në foto shihet një veturë e policisë që është afër automjetit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat