Vrasje në Prishtinë: I vdekuri dhe dorasi janë nga ky vend

Kronikë e zezë

Vrasje në Prishtinë: I vdekuri dhe dorasi janë nga ky vend

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 13:29
Prishtinë

Një vrasje ka ndodhur pak më parë në rrugën “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë.

Burime të medias mësojnë se viktima dhe dorasi janë me shtetësi turke.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur brenda makinës, ku i dyshuari sipas Policisë besohet se nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën mashkull.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën”.

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialist për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik”.

Borovci thotë se Policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendndodhjen e tij të dyshuarit me qëllim kapjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat