​Hyri për të vjedhur në një këmbimore, arrestohet

Kronikë e zezë

​Hyri për të vjedhur në një këmbimore, arrestohet

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Një 33 vjeçar me inicialet B.B, është arrestuar në flagrancë, mbrëmë në Ferizaj, pasi i njëjti me forcë ka depërtuar në një këmbimore për të vjedhur.

Sipas Policisë, si prova materiale te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 1 Laptop, 2 radiolidhje, 2 zmadhues, 60 euro,290 Lek ,228 Denar, 6 telefona të ndryshëm, 2 portofola, 1 kaqavidë dhe 1 pal gërshërë.

I dyshuari në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat