Rreth 30 mijë euro i grabiten një personi në Podujevë

Kronikë e zezë

Rreth 30 mijë euro i grabiten një personi në Podujevë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Një grabitje nën shkrepjen e armës ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

I dyshuari arriti që të grabisë rreth 30 mijë euro, nga personi i cili ishte nisur për ta deponuar këtë shumë të parave.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një grabitje të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet që një i dyshuar nën kërcënimin e shkrepjes së armës i ka grabitur një vlerë të parave të gatshme një personi që atë moment ishte duke shkuar për të deponuar ato”.

Borovci tha se policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit i cili e ka kryer grabitjen.

“Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, përderisa kanë filluar hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat