Prishtinasi rrah babanë e tij

Kronikë e zezë

Prishtinasi rrah babanë e tij

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të hënën në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dhunës në familje ka ndodhur pasditen e së hënës në Prishtinë.

Sipas njoftimit, është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se e ka rrahur babanë e tij.

Policia bën të ditur se i dyshuari ka probleme psikike dhe është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë, por që i njëjti ka refuzuar të qëndrojë aty.

Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat